Last Updated on 03/10/2025 by adminfjala
Ky është sezoni i dytë që Real Madrid po luan pa Toni Kroos, i tërhequr tashmë nga futbolli dhe mungesa e gjermanit vazhdon të ndihet shumë. “Los Blancos” janë në kërkim të një organizatori të pastër dhe emri më i preferuar nga Xabi Alonso është ai i Enzo Fernandez.
Argjentinasi shihet si profili i duhur që mund të bëjë në fushë atë që bënte Toni Kroos. Fernandez është një lojtar shumë i rëndësishëm për Chelsea-n, por një klubi si Real Madrid është pak e vështirë t’i thuhet “jo”.
Transferimi i Enzo Fernandez nuk do të jetë aspak i lehtë për Real Madridin. Shifra minimale që mund të kushtojë një lëvizje e tillë është 120 milionë euro. Nuk përjashtohet as mundësia që në marrëveshjen mes klubeve të përfshihet dhe ndonjë lojtar madrilen si Rodrygo apo Camavinga. m.p.
