Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me reformën zgjedhore, ku është shprehur se është me rëndësi ndryshimi i rregullave të sistemit zgjedhor.
Në një dalje televizive, Shehi u shpreh se nëse nuk krijohen kushtet për një garë të barabartë, zgjedhjet do të zhvillohen në të njëjtën mënyrë si vitet e tjera. Sipas tij, problem është jo numri i deputetëve, por mënyra se si zgjidhen dhe se si zhvillohet procesi elektoral.
“Të ndryshojmë njëherë rregullat e lojës, pastaj se çfarë lojtarësh do zbresin në fushë dhe çfarë uniforme do të kenë është tjetër punë, por nëse nuk hyjmë të barabartë në një fushëbetejë, që në fillim fare zgjedhjet marrin një rrugë siç e kanë marrë në këto vite. Nuk kam ndonjë paragjykim për numrin e deputetëve, më intereson mënyra se si zgjidhen deputetët, se nga një proces elektoral, del një derivat politik. Nëse që në fillim ke vendosur rregulla të shtrëmbta, ku ky lloj produkti del, është paragjykuar që në fillim. A duan 140, apo 100 deputetë, s’jam kundër kësaj. Edhe po të bëhen 100 deputetë nuk shoh gjë të keqe, por mënyra si do zgjidhen deputetët kjo më intereson më tepër. Kjo që kanë bërë është rrugë e mirë, uroj që të shkojë përpara. Ky është proces. Koha tregoi që kjo formulë zgjedhore që kemi përdorur ishte e gabuar”, tha Shehi./mxh
