Last Updated on 02/06/2026 by Kesjana
Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Klodian Braho ka qenë i pranishëm në prezantimin e rekomandimeve të Këshillit të Ministrave për luftën kundër kriminalitetit.
Braho tha se rekomandimet do të analizohen me seriozitet dhe përgjegjësi brenda SPAK. Kreu i SPAK tha se lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar përveç individëve duhet të synojë dhe struktura e rrjete mbështetëse.
Më tej, në fjalën e tij Braho u shpreh se SPAK u qaset rekomandimeve me seriozitet maksimal dhe tha se objektivat nuk janë të ndara por në funksion të një drjetësie të qëndrueshme.
Braho deklaroi se SPAK synon transparencën për publikun por pa cenuar hetimin.
“Këto rekomandime do të analizohen me seriozitet dhe përgjegjësi brenda SPAK. Viti 2026 për SPAK do të jetë viti i një konsolidimi të mëtejshëm. Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar duhet të synojë struktura dhe rrjetet mbështetëse. SPAK do të vijojë të përforcojë qasjen proaktive. Përmirësimi institucional është i domosdoshëm. Krahas angazhimit të brendshëm është e rëndësishme që sfidat të kenë dhe mbështetje institucionale.
SPAK synon të jetë transparent për publikun, por pa cenuar hetimin. Bashkëpunimi ndërkombëtar është gjithashtu një shtyllë e domosdoshme. SPAK u qaset rekomandimeve me seriozitet maksimal. Objektivat nuk janë të ndara, janë një e përbashkët në funksion të një drejtësie penale të qëndrueshme”, tha Braho/kb
