Last Updated on 02/06/2026 by Kesjana
Teologu Miron Çako tha sot se shërbimi i terapisë hormonale në Shqipëri për minorenët është njësoj si një trajtim i tyre si kavje.
Duke folur në A2 CNN, Çako u shpreh se një hap i tillë ishte i papritur, si një rrufe në qiell të hapur.
Teologu theksoi se kjo terapi krijon një derë ku çdo njeri e shikon gjininë e tij si të ndjerë dhe jo si natyrale, gjë që mund ta ndryshojë.
Sipas Çakos, problemi më i madh për minorenët, është fakti se ndërsa nuk u lejohen procedura si marrja e patentës ose votimi, u lihet në dorë vendimi për ndryshuar gjininë.
“Ishte një rrufe në qiell të hapur, nuk e prisnim. Mbani mend kur doli ligji për gjininë dhe na tradhtuan të gjithëve. Thanë atëherë që nuk e kemi për këtë dhe ia ku doli. Për këtë e kishin. Duan të hapin “kutinë e Pandorës” tani, ku do të hapen të gjithë perversionet dhe të krijojnë këtë portën ku çdo njeri që e shikon gjininë e tij si të ndjerë, jo natyrale, të mund ta ndryshojë atë. Problemi më i madh është kur shikojmë moshën 14 vjeç, që janë adoleshentë që nuk kanë të drejtën për të marrë patentë ose të votojnë, por paskan të drejtë për të ndryshuar gjininë. Kjo tregon se ne nuk po mendojmë fare për fëmijët tanë, por i shikojmë si kavie”, tha Çako./kb
