Kreu i PD-së Sali Berisha ka komentuar kalimin e Jola Hysajt, ish-sekretares për Marrëdhëniet me Publikun në PD, te PS-ja ku u emërua si Drejtoreshë e Agjencisë Kombëtare të Turizmit.
Berisha tha se politika kryesore e Ramës është rrënimi i opozitës.
“Për sa i përket tjetrës në një narkshtet të bazuar në drogën, korrupsionin dhe vjedhjen, natyrisht korruptimi i opozitës, burgosja e opozitës, rrënimi i opozitës është politikë kryesore e diktatorit Edi Rama.
Në këtë kuadër gjenden edhe individë që shiten dhe blihen sipas tregut të qeverisë. Por i sigurt të jesh që opozita qëndron më e vendosur dhe më e pamposhtur se kurrë sot ndaj tij dhe e gatshme të bëjë gjithçka për largimin e tij nga pushteti.
Kjo pa asnjë dyshim. Por, një njeri që bazon qeverisjen në akte të tilla, tregon se sa primitiv është si njeri. Megjithatë, unë i përshëndes ata socialistë që dogjën dokumentet e partisë së krimit dje. Ata provuan që nuk kanë lidhje me krimin. U distancuan. Edi Rama përpiqet në çdo variant, por në fakt është absolutisht i pashpresë. Është një kufomë e pakallur. Do kallet politikisht”, tha Berisha./kb
