Reforma Territoriale/ Mazniku: Ua kemi dërguar draftin bashkive, në
Bashkëkryetari i PS në komisionin e Reformës Territoriale, Arbjan Mazniku ka folur për draftin për Reformën Territoriale e cila parashikon shkrirjen e 15 bashkive.
Mazniku u shpreh se drafti i ka shkuar që dje të gjithë bashkive të vendit të cilët do të kenë një periudhë 60-ditore për të dhënë opinionin e tyre mbi draftin.
Ai theksoi se më pas vendimi i takon Kuvendit për draftin.
“Së pari kemi bërë një seri dëgjesash në gjithë territorin, kemi bërë një analizë numerike, drafti i ka shkuar që nga dje të gjithë bashkive të vendit që kanë një periudhë 60 ditore për të sjellë opinionin e tyre. Ky vendim do merret nga kuvendi, nga institucioni që kushtetuta e ka institucionin vendimmarrës”, tha Mazniku./Kb
