Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me protestat e opozitës dhe garën për kreun e Partisë Demokratike.
I ftuar në emisionin “Krasta Show” në Syri TV, Këlliçi u shpreh se revolta në protestat e opozitës vjen vetëm nga zemërimi i qytetarëve dhe jo nga Partia Demokratike. Kjo sipas tij është parë dhe në thirrjet e Berishës për kryengritje paqësore.
“Ne si PD kemi pjesën e imazhit dhe komunikimit por pjesa e revoltës është tjeër dhe nuk kontrollohet nga ne. Zemërimi i qytetarëve nuk lidhet me PD-në. Njeriu më revolucionar në PD sipas raporteve është Berisha, i cili bën thirrje për protestë paqësore dhe bën thirrje mos të cënohet as efektivët e policisë dhe as insittiucionet.
Po të jetë për bazën e militantëve i ishte vënë flaka Kryeministrisë por është PD që qëndron në koherencë të plotë me qëndrimet dhe kërkesat e europianëve dhe patjetër ja kemi dalë që protesta të bëhet lajm botëror dhe të jetë në titujt e mediave ndërkombëtare”, tha deputeti.
Lidhur me zgjedhjet për kreun e PD-së, ku Sali Berisha është kandidat i vetëm, Këlliçi tha se kjo ka ndodhur dhe me kreun aktual të Partive Popullore Evropiane, Manfred Weber ka marrë mandatin e dytë pa asnjë rival politik përballë tij.
“Saliu është i pari që i vjen hakut Ramës. Sot kemi pasur një mbledhje kryesie ku është marrë një vendim unanim që kriteret për të garuar për një pozicion si kreu i PD-së i përmbush vetëm zoti Berisha. Do të shkohet drejt një referendum për të votuar po ose jo në këtë drejtim për Partinë Demokratike.
Kreu aktual i PPE, Manfred Weber ka marrë mandatin e dytë pa garë. Vetëm PD- e jae bën që kreu i partisë zgjidhet një anëtar një votë dhe pastaj në anëtarësia zgjedhj edhe organet drejtuese edhe kandidatët për kryetar bashkie. Në harkun kohor të më pak se një viti kemi faktuar katërcipërisht se 11 maji ka qenë farsë elektorale”, tha Këlliçi./mxh
