Last Updated on 12/04/2026 by EL
Megjithëse procesi i numërimit të votave vijon, raportimet paraprake sugjerojnë se me rreth 60% të votave të përpunuara, opozita hungareze është në avantazh të konsiderueshëm dhe mund të sigurojë një shumicë prej dy të tretash në parlament – një rezultat që do të përbënte një ndryshim dramatik në skenën politike të vendit.
Ai falënderoi rSet featured image
reth 2.5 milionë votuesit e partisë së tij Fidesz dhe theksoi se mbështetësit duhet të përqendrohen në rindërtimin e komuniteteve të tyre.
“Ne kurrë nuk dorëzohemi,” u shpreh Orbán. “Ditët që na presin janë për të shëruar plagët tona.”
Nëse rezultati konfirmohet, kjo do të shënonte fundin e një periudhe të gjatë dominimi nga Orbán dhe një kthesë të fortë politike për Hungarinë, me pasoja të mundshme edhe në raportet e vendit me Bashkimin Evropian.
Lideri i opozitës, Péter Magyar, ka konfirmuar se ka pasur një telefonatë nga kryeministri Viktor Orbán, në të cilën ai e pranoi humbjen.
Péter Magyar, shkroi në facebook se “Viktor Orbán sapo më telefonoi dhe na uroi për fitoren tonë.”

