Last Updated on 04/11/2026 by EL
Fenerbahçe ka zgjedhur një emër që njeh mirë historinë, traditën dhe presionin e klubit. Emre Belözoğlu është zyrtarisht trajneri i ri i skuadrës nga Stambolli, duke u rikthyer në një ambient ku ka lënë gjurmë të rëndësishme, fillimisht si futbollist dhe më pas edhe si trajner
Ish-mesfushori i Interit ka një lidhje të veçantë me ngjyrat verdheblu. Ai ka qenë një prej figurave të njohura të Fenerbahçes gjatë karrierës së tij si lojtar, ndërsa tani drejtuesit i kanë besuar detyrën për të udhëhequr ekipin nga stoli.
Klubi turk e bëri publik emërimin me një mesazh domethënës: “Mirë se u riktheve në shtëpi, Emre Belözoğlu!”, duke nënvizuar lidhjen e fortë mes ish-mesfushorit dhe skuadrës.
Belözoğlu vjen nga Kasımpaşa, ku ishte në drejtimin e ekipit gjatë këtij sezoni. Sipas raportimeve të mediave turke, ai ka firmosur një kontratë 18-mujore. Tashmë nis një sfidë e re për të, këtë herë me përgjegjësinë për të rikthyer Fenerbahçen te rezultatet dhe objektivat madhorë./ET
