Last Updated on 01/04/2026 by Kesjana
Rruga Elbasan–Librazhd është e hapur dhe plotësisht e qarkullueshme për të gjithë drejtuesit e mjeteve, duke rikthyer normalitetin në një nga akset kryesore që lidh Korçën dhe juglindjen e vendit me pjesën tjetër të Shqipërisë.
Ky segment rrugor u përball me probleme serioze pas një shembjeje të konsiderueshme, e cila solli vështirësi në qarkullim dhe devijime të përkohshme për automjetet.
Situata krijoi shqetësim sidomos për qytetarët dhe turistët që frekuentojnë juglindjen, një zonë me rëndësi të veçantë për turizmin dhe ekonominë lokale.
Pas ndërhyrjes nga strukturat përgjegjëse, u bë e mundur stabilizimi i zonës së dëmtuar dhe rikthimi i qarkullimit normal në këtë aks.
Aktualisht, qarkullimi në rrugën Elbasan-Librazhd vijon pa probleme, duke lehtësuar lëvizjen për të gjithë ata që udhëtojnë drejt Korçës dhe destinacioneve të tjera në juglindje.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve dhe vizitorëve që të zgjedhin pa hezitim Korçën si destinacionin e tyre, për të shijuar bukuritë natyrore, kulturën dhe mikpritjen karakteristike të kësaj zone, tashmë lehtësisht e aksesueshme falë rikthimit të plotë të qarkullimit në këtë aks rrugor/kb
