Meghan Markle është fotografuar për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar që prej zhvendosjes së saj me Princin Harry. Dukesha e Sussex-it u shfaq duke shijuar një çaj pasditeje në resortin mjaft ekskluziv Soho Farmhouse, të vendosur në zonën elitare të Cotswolds.
Sipas raportimeve nga Page Six, 45-vjeçarja u pa të premten në shoqërinë e një tjetër nëne në ambientet e këtij klubi privat, i cili njihet si një nga pikat më të frekuentuara nga personazhet VIP.
“Duket se ka filluar të shoqërohet dhe të dalë më shumë. Shumë prej nënave zgjedhin Soho Farmhouse për t’u çlodhur gjatë fundjavës,” ka bërë të ditur një burim për median amerikane.
Resorti luksoz, i shtrirë në një sipërfaqe prej 100 hektarësh me spa, pishina të dyfishta dhe kabina private, është kthyer në një strehë të preferuar për emra si David dhe Victoria Beckham apo Paul McCartney.
Kërkime për një rezidencë të re?
Prania e Meghan në këtë zonë ka rindezur menjëherë zërat për blerjen e mundshme të një shtëpie të re në Angli. Eksperti i familjes mbretërore, Tom Sykes, kishte deklaruar më parë se Princ Harry është vënë në kërkim të një prone në Cotswolds, pranë rezidencës Highgrove të Mbretit Charles III.
Kjo zonë ka një domethënie të veçantë për Harry-n, pasi aty ka kaluar momente të shumta të fëmijërisë pranë të atit dhe vëllait të tij, Princit William. Dalja e fundit e Meghan-it përforcon dyshimet se çifti po hedh hapat e parë për t’u riakomoduar në tokën britanike./mxh
