Një vatër e re zjarri është shfaqur në masivin pyjor të Terbunit, vetëm pak ditë pasi flakët përfshinë zonën duke djegur rreth 3 mijë hektarë sipërfaqe pyjore. Sipas informacionit paraprak, zjarri dyshohet të jetë i qëllimshëm.
Ngjarja ndodh në një kohë kur Bashkia ka konsultimet për instalimin e parkut eolik në këtë zonë.
Shërbimi zjarrfikës, i angazhuar edhe në vatra të tjera zjarri, është nisur drejt Terbunit për të ndërhyrë dhe për të vënë nën kontroll flakët./k.m
