Last Updated on 05/12/2024 by adminfjala
Sipas një studimi të realizuar së fundmi, të rinjtë shqiptarë harxhojnë më shumë kohë online, jo për qëllime edukative, por në rrjetet sociale.
“Ne jemi koshiente dhe nga dinamikat e fundit se cfarë efekti ka kjo kohë e harxhuar. Minimumi 30 minuta por makimumi qëndroj në 5 orë dhe më shumë.” – u shpreh studiuesja Alba çela.
Shqetësuese sipas studimit është ndikimi i mentalitetit edhe tek brezat e rinj. Të dhënat tregojnë se 28% e të rinjve të pyetur janë përgjigjur se do të bënin vetëgjyqësi.
Por cilat janë dy frikërat më të mëdha tek të rinjt?
“Një numër i lartë i të rinjve thanë se frika më e madhe është të mbeten pa punë. Një tjetër frikë me përqindje relativisht të lartë është se mos preken nga sëmundje serioze.”
Një fakt interesan tregon për vlerën e familjes që nuk ka ndryshuar shumë. Të rinjtë flasin për një marrëdhënie të ngrohtë me prindërit.
“Mbi 90% të rinjve që kanë marrëdhenie të mirë, sa mirë që ndodh kjo. Mund të ketë shume arsye, mund të jetë pjesë e një kulture dhe marrëdhenie të një komunikimi të mirë. ” – u shpreh psikologu Klodian Gega. /Burimi: ABC News