Luka Modric nuk ka marrë ende një vendim përfundimtar për të ardhmen e tij te Milani, pas dëmtimit të pësuar në ndeshjen ndaj Juventusit.
Mesfushori kroat iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale për një frakturë në mollëzën e majtë pas përplasjes me Manuel Locatelli.
Ai do të mungojë në katër ndeshjet e fundit të kampionatit, ndërsa pjesëmarrja në Botëror nuk duket e rrezikuar. Modric po shqyrton mundësinë e rinovimit edhe për një sezon, me një kontratë që mund të arrijë në 4.5 milionë euro neto në rast kualifikimi në Champions League.
Vendimi i tij do të varet nga gjendja fizike pas Botërorit dhe nga projekti sportiv i klubit. Një faktor i rëndësishëm mbetet edhe vazhdimësia e trajnerit Massimiliano Allegri.
Gjithashtu, kroati kërkon garanci për një skuadër konkurruese në kampionat dhe në Europë. Në ditët në vijim pritet një takim me drejtorin Tare për të diskutuar situatën./mxh
