Tensionet në Bregun Perëndimor janë përshkallëzuar. Forcat izraelite të sigurisë nisën një operacion të gjerë kundër terrorizmit në pjesën veriore të rajonit, duke vënë në shënjestër qytetin palestinez të Tubasit.
Guvernatori i Tubasit, Ahmed Al-Asaad, deklaroi se trupat izraelite kanë rrethuar qytetin, të mbështetura edhe nga një helikopter ushtarak që hapi zjarr ndaj zonave të banuara. Sipas tij, forcat kanë vendosur pozicione në disa lagje dhe kanë urdhëruar banorët që janë detyruar të braktisin shtëpitë të mos kthehen deri në përfundimin e operacionit, i cili mund të zgjasë për disa ditë.
Izraeli thotë se po synon grupe të armatosura palestineze në Bregun Perëndimor./mxh
Artikulli i MëparshëmParqet kombëtare të SHBA shtrenjtohen më shumë për të huajt
Artikulli Tjetër Prokurorët e SPAK propozojnë Joni Ketën për drejtues të BKH
