Kryetari i Partisë Demorkatike, Sali Berisha, ishte këtë të martë në Lezhë, ku u zhvillua takimi i radhës i “Foltores”.
Berisha u ndal gjerësisht në fjalën e tij te situata brenda partisë, që siç theksoi, duhet të hapet dhe të funksionojnë në çdo qelizë të saj, si pjesë e fazës së re ku ka hyrë PD-ja.
Sipas kryedemokratit, element i rëndësishëm i “Ripërtëritjes” është edhe qëndrimi aktiv i seksioneve.
“A mund të imagjinoni ju, Shqipëria që nuk prodhonte dot një këpucë siç duhej, u bë prodhuesi i tetë në botë për këpucët. Shqipëria që njerëzit detyroheshin të rrinin në orë të tëra në pritje për shishen e qumështit, u bë eksportues qumështi.
Pse po ndalem tek këto? Për dy qëllime.
E para, po ndalem si zotim që ne këtyre do u rikthehemi, por edhe si garanci që ne i bëmë njëherë këto, do i bëjmë përsëri. Ndaj dhe ne na duhet pushteti.
Dhe për të ardhur në pushtet, ne duhet të ripërtërihemi.
E them edhe njëherë, ata që e sollën PD-në në këtë fazë, në këmbë dhe të fuqishëm, ata që votuan kandidatët e saj në Lezhë dhe kudo në Shqipëri, ata kanë bërë një heroizëm, një shërbim të jashtëzakonshëm vendit të tyre.
Por tani koha në thërret nën moton, të ripërtërijmë PD-në, të ripërtërijmë Shqipërinë.
Është në detyrimin tonë të hapemi ndaj të rinjve, ndaj zonjave, zonjushave, ndaj vlerave kudo që janë”,-tha Berisha./mxh
