Komisioni Evropian ka propozuar hapjen e negociatave me Shqipërinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë për t’i integruar ato në “Roam like at home”.
“Roam like at home” aktualisht është aktiv në vendet e BE si dhe në në Islandë, Lihtenshtajn, Norvegji, Moldavi dhe Ukrainë.
Ju mund të bëni telefonata, të dërgoni mesazhe dhe të përdorni të dhënat celulare pa asnjë tarifë shtesë roaming.
Komisioni Evropian ka njoftuar më parë se pasi të jenë lidhur marrëveshjet me secilin partner dhe të gjitha të jenë në përputhje të plotë me rregulloret e roaming-ut të BE-së, njerëzit që udhëtojnë midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor do të jenë në gjendje të bëjnë telefonata, të dërgojnë mesazhe SMS dhe të përdorin të dhënat mobile pa tarifa roaming.
Kjo do të thotë lidhje pa ndërprerje me tarifa të brendshme jo vetëm për qytetarët dhe bizneset nga Ballkani Perëndimor që vizitojnë BE-në, por edhe për udhëtarët e BE-së në Ballkanin Perëndimor.
Marrëveshja do ta bëjë më të lehtë dhe më të përballueshme për njerëzit dhe bizneset në të dyja anët të qëndrojnë në kontakt ndërsa janë jashtë vendit për studime, punë ose pushime./k.m
