Në Seul të Koresë së Jugut është mbajtur një sfilatë e pazakontë mode, ku robotët dhe modelet njerëzore kanë dalë së bashku në pasarelë me veshje të njëjta.
Eventi i titulluar “MACH33: Physical AI Fashion Show” u organizua nga kompania teknologjike “Galaxy Corporation” dhe synonte të imagjinonte një të ardhme ku njerëzit dhe robotët bashkëjetojnë në mënyrë të përditshme.
Në skenë, robotët të veshur me pelerina kanë ecur të parët në pasarelë, ndërsa më pas modelet njerëzore kanë hequr pelerinën për të zbuluar veshjet e tyre identike dhe kanë pozuar krah robotëve.
Shfaqja u shoqërua edhe me koreografi të sinkronizuar mes robotëve dhe modeleve, duke kombinuar modën, teknologjinë dhe performancën artistike.
Drejtuesi i “Galaxy Corporation”, Choi Yong-ho, u shpreh se një ditë njerëzit mund të veshin modë të frymëzuar nga robotët, ndërsa robotët mund të adoptojnë stil të frymëzuar nga njerëzit.
Sipas kompanisë, qëllimi i këtij eventi ishte të tregojë robotët jo si zëvendësues të njerëzve, por si bashkëpunëtorë të aftë për të ndarë emocione dhe ide, në epokën e re të inteligjencës artificiale fizike./mxh