Gjithçka tregon se dasma e shumëpërfolur mes Dua Lipa dhe aktorit britanik Callum Turner po vjen më shpejt nga sa ishte menduar fillimisht.
Sipas raportimeve të fundit nga media italiane “La Repubblica”, çifti ka vendosur të përshpejtojë planet për martesë, me ceremoninë që pritet të zhvillohet mes datave 5 dhe 7 qershor në Sicili.
Edhe pse më herët ishte folur për një organizim në një periudhë tjetër, burime pranë organizatorëve tregojnë se përgatitjet kanë hyrë në fazën finale dhe gjithçka po zhvillohet larg syrit të publikut.
Për këtë event është zgjedhur Bagheria, një nga zonat më elegante pranë Palermos, ndërsa ceremonia kryesore pritet të mbahet në Villa Valguarnera, rezidenca historike që njihet për arkitekturën dhe luksin e saj.
Masat e sigurisë raportohet të jenë tepër të larta, me hyrje të kufizuara dhe privatësi maksimale për të ftuarit VIP. Ndërkohë, hoteli luksoz Rocco Forte Hotel është rezervuar pjesërisht vetëm për njerëzit më të afërt të çiftit.
Edhe pse vetë Dua dhe Callum nuk kanë reaguar publikisht për lajmin, zërat për një kurorëzim të afërt po bëhen gjithnjë e më të fortë, duke e kthyer këtë në një nga ngjarjet më të komentuara të momentit në botën e showbiz-it./mxh
