Last Updated on 12/03/2026 by Anisa
Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, duke folur për protestën që opozita pritet të zhvillojë sot para Kuvendit të Shqipërisë, deklatoi se aksionet politike në rrugë nuk përbëjnë zgjidhje.
Ajo kujtoi përvojën e vitit 2019, kur protestat e opozitës sollën pasoja të rënda, dhe theksoi se politika duhet të ushtrohet përmes debatit institucional dhe demokratik brenda Kuvendit.
“Aksioni i rrugës nuk çon askund. Nëse nuk ka debat të shëndetshëm demokratik në Kuvend, do të jetë thjesht një show që njerëzit janë të lodhur nga ai lloj spektakli i dhunshëm,” tha Kuko në “Trialog” në RTSH
Protesta e opozitës është parashikuar të zhvillohet sot në orën 10:00 para Kuvendit, në të njëjtën kohë kur do të mbahet edhe seanca parlamentare.
