Last Updated on 25/11/2026 by EL
Ish-kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, është vlerësuar me notën 7 për paraqitjen e tij në ndeshjen ndaj Manchester Cityt, ku Napoli siguroi një rezultat pozitiv duke barazuar 2-2.
Mbrojtësi kosovar u dallua për sigurinë dhe përqendrimin në repartin defensiv, duke qenë vazhdimisht i vëmendshëm në ndërprerjen dhe dyfishimin e aksioneve kundërshtare.
Sipas vlerësimeve të publikuara nga mediumi italian “SportMediaset”, Rrahmani ishte një nga figurat kryesore të mbrojtjes së Napolit, duke u cilësuar si një lojtar i besueshëm, sidomos kur mbështetet nga bashkëlojtarët e tij.
Të njëjtën notë, 7, e mori edhe bashkëmbrojtësi i tij Sam Beukema, ndërsa Billy Gilmour dhe Noa Lang u vlerësuan gjithashtu me notën 7./et
