Last Updated on 16/10/2025 by EL
Prokuroria e Tiranës ka dërguar për gjykim katër persona të akuzuar për rrëmbim me qëllim përfitimin e 2 milionë lekëve.
Sipas hetimeve, një 68-vjeçar është futur në kurth nga Nikoleta Begolli. Kjo e fundit pasi bëri foto me të moshuarin, së bashku me 3 persona të tjerë Sulejman Sina, Idajet Mashollari dhe Klinton Sina e morën peng dhe i kërkuan familjarëve pagimin e shumës. Ata kanë kërcënuar familjen e 68-vjeçarit se nëse nuk sjellin paratë e kërkuara, do ta vrasin. Ngjarja ka ndodhur në prill të këtij viti.
Nikoleta Begolli, Sulejman Sina, Idajet Mashollari dhe Klinton Sina akuzohen për veprën penale ”Rrëmbim ose mbajtje peng e personit”. /K.M
