Ish-ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj në një dalje televizive ka folur për situatën aktuale të Partisë Demokratike. Demiraj tha se prej 33 vitesh PD drejtohet nga të njëjtët persona.
I pyetur për një largim të mundshëm të Berishës nga drejtimi i PD, Demiraj tha se për momentin nuk duhet të ndodhë pasi do të çonte në shpërbërjen e partisë.
Më tej, ish-ministri demokrat u shpreh se disa persona kanë një ambicie të tepruar për të qenë në krye të Partisë Demokratike.
“Partia Demokratike, u bënë afërsisht 33 vite që drejtohet nga doktor Sali Berisha dhe përfaqësuesit. Një pjesë e madhe e përfaqësuesve të Parlamentit shqiptar janë njerëz të cilët duhet të ishin pensionuar. Tani në rast se do më thoje a duhet të largohet doktor Berisha apo jo, për momentin unë them që nuk do duhet të largohet, për të vetmen arsye sepse e shikoj si një rrezik për shpërbërjen e Partisë Demokratike dhe nuk jam këtu për të bërë reklamë për asnjë, por për arsye sepse shikoj një ambicie të tepruar të nja 10 personave që pretendojnë për t’u bërë kryetarë të Partisë Demokratike”, tha Demiraj./mxh
