Last Updated on 18/07/2025 by adminfjala
Rreziku për sulme të mbështetura nga Rusia dhe Kina ndaj kabllove nënujore që mbajnë trafikun global të internetit pritet të rritet, paralajmëron një raport i kompanisë amerikane të sigurisë kibernetike Recorded Future.
Kabllot nënujore mbartin rreth 99% të trafikut ndërkontinental të të dhënave, duke i kthyer ato në objektiva të ndjeshme strategjikisht. Në 18 muajt e fundit janë shënuar disa incidente të dyshimta në Detin Baltik dhe rreth Tajvanit, të cilat sipas ekspertëve mund të jenë pjesë e një taktike për të krijuar presion pa përfshirje të drejtpërdrejtë ushtarake.
-Prerja e dy kabllove nënujore mes Lituanisë dhe Suedisë në nëntor 2024, ngjarje që sipas hetimeve lidhet me një anije kineze që ka tërhequr gabimisht spirancën mbi kabllo.
-Një anije ruse që transportonte naftë shkaktoi dëme në kabllot mes Finlandës dhe Estonisë.
-Në ujërat pranë Tajvanit, një anije kineze ka prerë kabllot duke lëvizur në mënyrë të përsëritur sipër tyre në formë zig-zagu.
Në total, Recorded Future ka regjistruar 44 dëmtime kabllosh në 18 muajt e fundit. Rreth 25% janë shkaktuar nga “tërheqje spirancash”, ndërsa një e treta e rasteve mbeten me shkaqe të panjohura.
Raporti paralajmëron se nëse ndodhin sulme të koordinuara në disa kabllo njëherësh, mund të shkaktohen ndërprerje të gjata të internetit, veçanërisht në zonat ku mungojnë alternativa dhe ekspertiza për riparime të shpejta. Kjo taktikë, sipas analistëve, është e lehtë për t’u maskuar si aksident dhe mund të realizohet nga anije civile, duke e bërë të vështirë përgjegjësinë e drejtpërdrejtë./kb