Last Updated on 11/11/2025 by Monika
Policia e Lezhës ka intensifikuar kontrollet pas atentatit të ndodhur në Rinas, duke ushtruar verifikime të imtësishme në disa zona të qarkut.
Forcat e rendit po kontrollojnë automjete dhe persona me precedent penal, me qëllim identifikimin e mundshëm të autorëve apo bashkëpunëtorëve të tyre.
Operacioni po zhvillohet në bashkëpunim me strukturat qendrore të Policisë së Shtetit dhe nën drejtimin e Prokurorisë./MXH
