Last Updated on 02/03/2025 by adminfjala
Eksperti i ekonomisë Armand Shkëmbi thotë se nga muaji në muaj çmimet e apartamenteve po rriten në mënyrë jo objektive.
I ftuar në një studio televizive, ai deklaroi se tre ditë pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj nuk pati lëvizje në treg, por se më pas çdo gjë u kthye në normalitet.
Shkëmbi tha se shpreson që të ndërpriten lejet e ndërtimit, duke uruar që politika shqiptare të bëjë moratorium për lejet e ndërtimit.
“Ne nuk kemi asnjë arsye racionale për të vazhduar të ndërtohet në Tiranë, ndërkohë që kemi të identifikuar nga shteti 53 mijë apartamente bosh.
Pasojë negative e shoh unë mbi furnizimin e tregut. Kemi një ftohje të tregut nga Perëndimi dhe unë nuk jam optimist për 2026.
Nga muaji në muaj ka rritje çmimesh të apartamenteve, por nuk ka arsye objektive që të rriten këto çmime.
Çdo njeri në Shqipëri që kursen ca lekë vjen dhe investon ca prona dhe fillon e krijohet kjo fryrja. Ne kemi 12% të GDP në ndërtim.
Monedha në industrinë e ndërtimit është kleringu. Mund të kenë 20% të lekëve që iu duhen. Hapin gropën dhe direkt fillojnë shitjen.
Ndërtimet e pallateve po bëhen me paratë e blerësve. Duhet rregulluar ky treg që shkëmbimet të bëhen me monedhë jo më me beton.
emi ndërtuar më shumë nga sa kemi njerëz.
Ne kemi çmim të lartë se nuk dalin pronat në treg, i mbajnë mbyllur, e shikojnë si kallëp floriri pronën që vetëm i rritet çmimi.”/ S,M