Drejtuesi i Departamentit të Shëndetësisë në PD, Ilir Alimehmeti, ka folur ditën e sotme lidhur me rritjen e çmimit të naftës. Në një lidhje me Syri Tv, Alimehmeti tha se edhe para nisjes së luftës, Shqipëria ka pasur naftën më të shtrenjtë në të gjithë Europën.
Sipas tij, rritja e çmimit të naftës nuk ndjek normat e tregut për shkak sepse sipas tij ndjek normat e “interesave të një grushti njerëzish”. Njëjtë sipas tij ndodh edhe me çmimin e ushqimeve.
“Në këtë situatë ku ndodhemi, patjetër që lufta shkakton një situatë, një pështjellim të gjërave, por kjo nuk i mjafton si justifikim qeverisë për rritjen e çmimeve. Fillojmë nga nafta e më pas gjithë çmimet e tjera. Se kujtoj që nuk kemi shkuar rastësisht këtu, kemi shkuar sepse ne kemi, naftën gjithmonë kemi pasur naftën më të shtrenjtë në të gjithë Europën. Kujtoj që sa herë rritej valuta, se ne e blejmë atë në valutë, nuk e blejmë lekë, atëherë e gjej justifikimin për ta rritur naftën, po tani edhe kur euroja është në rekordet historike prej kaq vitesh për shkak të eurove të pista që hyjnë në Shqipëri për shkak nga narkotrafiku, kurrë nafta nuk u ul, por rritej, vazhdonte dhe rritej.
Pra nuk ndjek normat e tregut për shkak sepse ndjek normat e interesave të një grushti personash, të cilët kryesohen në fund të fare nga Edi Rama se ai e ka gjithë këtë diskutim në dorë. Njëjtë për ushqimet. Nëse neve nuk i vumë mend gjithë ato zjarre që ndodhën vitin e kaluar, se shkatërruan ato bujqësi e blegtori e prona. Nga krahu tjetër pastaj nuk i dhamë rëndësi as përmbytjeve që shkaktuan blegtori e bujqësi e prona e me radhë, dhe pastaj habitemi ne dhe t’ia vëmë gjithçka luftës. Është një pakujdesi e qëllimshme e vazhdueshme e qeverisë, e Edi Ramës dhe ministrive përkatëse në këto lloj drejtimesh. Sepse në qoftë se nuk ke subvencione të vazhdueshme në bujqësi, nuk mund t’ia lësh fajin vetëm luftës pse të rritet sot çmimi i perimeve, i frutave, i mishit apo çfarëdo lloj produkti tjetër”, tha Alimehmeti./mxh
