Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, konfirmon se ka marrë propozimin e SHBA-së për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
Duke folur në Moskë, ai thotë se propozimet e Donald Trump u diskutuan fillimisht në samitin e dy presidentëve në Alaska në gusht.
Më parë, Presidenti Volodymyr Zelensky tha se Ukraina përballet me një nga momentet më të vështira në historinë e saj dhe rrezikon të humbasë SHBA-në si një partner kyç për shkak të planeve të Uashingtonit për paqe me Rusinë.
Në një fjalim drejtuar kombit , udhëheqësi ukrainas thotë se po punon në mënyrë konstruktive me SHBA-në mbi propozimin.
Plani amerikan përfshin propozime që Kievi i kishte përjashtuar më parë , të tilla si lëshimi i zonave të rajonit lindor të Donetskut që ende i kontrollon, zvogëlimi i ushtrisë së saj në madhësi dhe zotimi për të mos u bashkuar me NATO-n.
