Last Updated on 21/11/2025 by Monika
Rreth orës 21:30, në një lokal në lagjen “8 Shkurti” në Fier, një konflikt mes dy personave degradoi deri në përdorimin e armës së zjarrit. Policia po kërkon të dy të përfshirët, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 21:30, në një lokal në lagjen “8 Shkurti”, dyshohet se pas një konflikti midis shtetasit R. Ç., 33 vjeç, dhe shtetasit M. S., shtetasi R. Ç. ka qëlluar me armë zjarri në dyshemenë e lokalit.
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollin në zonë për kapjen dhe shoqërimin e dy personave të përfshirë në konflikt.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./ MXH
