Last Updated on 26/05/2026 by Anisa
Sergey Lavrov ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij amerikan, Marco Rubio, gjatë së cilës ka informuar për vendimin e Moskës për të goditur objektet në Kiev të lidhura me forcat e armatosura ukrainase, ndërsa i ka kërkuar gjithashtu Shteteve të Bashkuara të evakuojnë stafin diplomatik nga kryeqyteti ukrainas.
Sipas Ministrisë së Jashtme ruse, gjatë telefonatës së zhvilluar të hënën, Lavrov deklaroi se sulmet ruse përbëjnë një “përgjigje ndaj sulmeve të vazhdueshme terroriste nga regjimi i Kievit” kundër civilëve në territorin rus.
Moska bëri të ditur se forcat e saj të armatosura kanë nisur “sulme sistematike” ndaj objekteve në Kiev që përdoren për nevojat e ushtrisë ukrainase, përfshirë edhe qendra të rëndësishme të vendimmarrjes.
Në të njëjtën kohë, Lavrov i kërkoi SHBA-së të tërheqë personelin e ambasadës amerikane nga Kyiv, duke iu referuar paralajmërimit të autoriteteve ruse drejtuar vendeve që kanë misione diplomatike në kryeqytetin ukrainas.
Sipas deklaratës zyrtare të palës ruse, Moska u ka bërë thirrje qeverive të huaja “të sigurojnë largimin e personelit diplomatik dhe qytetarëve të tyre nga Kievi”, mes tensioneve në rritje dhe përshkallëzimit të sulmeve në rajon./A.D
