Një mëngjes i organizuar mirë ndikon drejtpërdrejt në energjinë dhe fokusin gjatë gjithë ditës. Ekspertët e lifestyle sugjerojnë zgjimin në të njëjtën orë, shmangien e telefonit në minutat e para dhe nisjen e ditës me një gotë ujë.
Sipas studimeve, planifikimi i detyrave që në mëngjes ndihmon në uljen e stresit dhe rritjen e efikasitetit. Edhe 10 minuta aktivitet fizik ose meditimi mund të bëjnë një ndryshim të ndjeshëm në gjendjen mendore./KM
