Nga ARTUR AJAZI
Teoritë konspirative se “duam qeveri teknike, duamzgjedhje të reja, na u vodhën votat në 11 Maj”, dhe tëtjera si këto, vetëm sa ja kanë zbehur rreputacioninBerishës brënda partisë tij. Mjafton të njohëshhistorikun e zgjedhjeve të brëndshme të PartisëDemokratike, mjafton të njihesh me detaje tërëndësishme të proceseve zgjedhore të asaj partie ngaqendra deri në bazë, për të kuptuar sa ndryshe mbetetsot situata në PD. Skenari i zbatuar përpikshmërishtmbi gjoja “shpëtimin e partisë nga Basha dhe MC Conigali”, ishin fllucka që ulën edhe më tepër numrin e mbështetësve ndaj Berishës në PD. Edhe pse e propogandoi me të madhe “arrestimin e tij si politik, iurdhëruar nga Edi Rama”, duket se mbështetja dhevotat mbështetëse edhe brenda partisë ndaj Berishës, kanë pësuar rënie të ndjeshme. Lideri historik nuk e ka kuptuar akoma ( ose hiqet sikur nuk e kupton) se, nëpolitikë koha skadon kur humbet 1 palë zgjedhje, jo pastaj 10 palë të tilla. Në politikë nuk tolerohenveprime brutale, qëndrime diktuese, dhe imponime tëveçuara nga një lider që pretendon se përfaqesonshumicën në një parti. Besoj fort se, Berisha sot nuk ka siguri votash maksimale brënda partisë tij. Sikur sot tëmbaheshin zgjedhjet, por të lira dhe të ndershme, brënda PD-së, Sali Berisha nuk do të merrte kurrëshumicën, për të vazhduar të jetë kryetar i asaj partie. Realisht e besoj dhe e mirëkuptoj Doktorrin, nëkëmbënguljen e tij për të qëndruar me pahir si kryetarpartie. E mirëkuptoj, pasi në situatën ku ndodhet, aqmë tepër në moshën e tij, veprimi më i mirë, mbetet tëjesh kryetar partie, deputet, dhe të vetëquhesh “kryetaropozite”. Kjo sipas tij “do ti jepte atij kohën dhemundësinë për ti bërë ballë hetimit, gjykimit, dhe psejo, edhe ndonjë vendimi ekstrem nga GJKKO-ja përburgosjen e tij”. Të jesh kryetar opozite i një vendidemokratik, është sa detyrim moral aq edhe privilegj, të njohësh realitetin politik global. Në poste tëpërjetshme qëndrojnë vetëm diktatorët, por jo drejtuesite një partie apo vendi demokratik. Po ti shikoshimtësisht “shpikjet” e fundit të tij, si “foltoret” e para dhe këto të dytat para Kryeministrisë, do të bindesh se, Sali Berisha imiton saktësisht diktatorët, kryesisht atatë Amerikes Latine. Mbetet e pakuptueshme deri diku, vendosmëria e tij, për të përjetësuar qëndrimin sikryetar partie, apo dhe si deputet. Mjafton ti referohejtë madhit filozof Languer Dias “humbe ik, para se tëheqin”, dhe do të ishte ndoshta i nderuar dhe respektuaredhe sot nga shqiptaret. Në politikë, nuk mund tëzgjatësh “agoninë” dhe mbijetesën, duke cfilitur deri nëshkatërrim partinë dhe besimin e mbështetësve, qëkanë besuar tek vlerat e tua europianiste dhe euroatlantike./kb
