Last Updated on 09/08/2026 by EL
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se Izraeli refuzon planin me 15 pika të Bordit të Paqes për Gazën dhe nuk do të pranojë krijimin e një shteti palestinez për sa kohë ai do të jetë në krye të qeverisë.
“Për sa kohë që unë do të jem kryeministër, nuk do të krijohet kurrë një shtet palestinez. As në Gaza dhe as në Jude e Samari (Bregun Perëndimor). As një ‘Fatahstan’ dhe as një ‘Hamastan’”, tha Netanyahu gjatë mbledhjes së kabinetit.
“Dua ta them edhe një herë qartë: Izraeli e refuzon dokumentin me 15 pika. Forcat Mbrojtëse të Izraelit nuk do të tërhiqen derisa Hamasi të jetë çarmatosur plotësisht dhe t’i jenë marrë armët”, u shpreh ai.
Izraeli ka mohuar rregullisht zgjidhjet për Gazën, duke vazhduar sulmet pavarësisht armëpushimit të tetorit të kaluar, periudhë gjatë së cilës, janë vrarë më shumë se 1.200 persona, mes tyre të paktën 300 fëmijë.
Ditët e fundit, Shtetet e Bashkuara kishin njoftuar një marrëveshje me Hamasin për çarmatosjen e tij dhe transferimin e kontrollit politik e ushtarak të Gazës te një qeveri teknike palestineze (Komiteti Kombëtar për Administrimin e Gazës).
Megjithatë, marrëveshja kërkon ende ndërmarrjen e disa hapave nga Hamasi dhe Izraeli gjatë shtatë deri në tetë muajve të ardhshëm.
Megjithatë që prej njoftimit të kësaj marrëveshjeje, edhe hamasi edhe izraeli kushtëzuan zbatimin e saj. Hamasi duke thënë se nuk do ti dorëzojë armët dhe izraeli duke thënë se nuk do të largohet nga gaza pa u çarmatosur Hamasi.
Presidenti amerikan e përshkroi atë ditë marrëveshjen në Truth si “një marrëveshje historike për çarmatosjen e plotë të Hamasit dhe të të gjitha grupeve të tjera të armatosura në Gaza dhe një hap madhështor drejt paqes dhe sigurisë së qëndrueshme. Trump ka folur për çarmatimin e Hamasit në disa faza, me një tërheqje graduale të Izraelit, e cila do të pasohej nga një forcë ndërkombëtare stabilizimi që do të punojë në bashkëpunim me një forcë të re policore palestineze./et
