Last Updated on 03/12/2025 by MB
Enkelejd Alibeaj dhe gazetarit Bledar Koka u përplasën në A2 CNN pas deklaratës se “Sali Berisha është i majtë, madje pjesa më e keqe e së majtës”.
Komenti i Alibeajt shkaktoi reagimin e menjëhershëm të Kokës, i cili e sfidoi ish-deputetin me një pyetje të drejtpërdrejtë.
“Po kur të bëri ty ministër, ishte i djathtë atëherë? Tani që është në opozitë qenka i majtë?”, u shpreh Koka, duke e akuzuar Alibeajn për kontradiktë në qëndrime.
Alibeaj reagoi duke thënë se ai “i kishte zbardhur fytyrën” Berishës, pasi, sipas tij, nuk kishte dalë “hajdut si të tjerët”. Por Koka ndërhyri sërish, duke theksuar se në sytë e shumë demokratëve Berisha vazhdon të konsiderohet përfaqësues i së djathtës. “Edhe shumë prej atyre që kanë qenë me të në qeveri, përfshirë edhe ju, dikur kanë besuar se ai ishte lider i së djathtës”, tha gazetari. M.P.
