Last Updated on 18/03/2026 by Anisa
Kreu i LZHK-së (Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar), Dashamir Shehi ka komentuar ditën e sotme organzime nga Partia Demokratike për të cilat u shpreh se protestat po bëhen për të zgjatur jetëgjatësinë e Berishës në politikë, duke shtuar se ky i fundit e ka të sigurt fitoren në garën e 23 majit.
Në një intervistë të dhënë për Report. Tv Shehi u shpreh se dhe numri i protestuesve ka qenë në rënie duke theksuar se ata që i shkojnë prapa Berishës janë vetëm disa militantë të PD-së.
“Protestat vetëm shërbejnë për lidershipin personal. Protestat nuk po i bëjnë asgjë Edi Ramës. Njerëzit janë lodhur. Unë nuk kam parë në Europë që të dilet çdo javë në protest. Dilet kur ka një sebep, një ngjarje të madhe, nuk mund të bëhet kjo gjë javë për javë. Realiteti është që numrat në bulevard vijnë duke u zvogëluar” tha Shehi.
Ndërsa në lidhje me garën e hapur për të zgjedhur liderin e ri të PD-së, Shehi theksoi se Berisha e ka fitoren e sigurt, duke shtuar se nëse dikush mendon të kundërtën është budalla.
Gjithashtu Shehi nënvizoi se shpresa e vetme për një PD ndryshe janë te disa deputetë të rinj brenda kësa force politike që kanë shfaqur qëndrime të kundërta me Berishën.
“Kush mendon se do të zgjidhet kryetar tjetër veç Berishës, hyn tek pjesa e budallenjve. S’ka për të pasur dhe as ka për të dalë njeri” shtoi më tej kreu i LZHK-seë.
Fjala e Shehit: Unë besoj që këto protesta bëhen që mos t’u jepet mundësi atyre që janë faktorë që krijojnë një dialektikë të brendshme atje në PD. Gara në PD ka përfunduar pa filluar. Berisha është kryetar dhe më pas do thotë që ‘populli më dha mandatin për misionin tim 4 vjeçar’. Praktikisht po u thotë të tjerëve që s’ka hapësirë demokratike brenda PD.
Protestat vetëm shërbejnë për lidershipin personal. Protestat nuk po i bëjnë asgjë Edi Ramës. Njerëzit janë lodhur. Unë nuk kam parë në Europë që të dilet çdo javë në protest. Dilet kur ka një sebep, një ngjarje të madhe, nuk mund të bëhet kjo gjë javë për javë. Realiteti është që numrat në bulevard vijnë duke u zvogëluar. Opozita ka nevojë për një vizion të ri, një qasje të re politike, një skemë dhe një ide të re me fokus tek zgjedhjet vendore, duhet të bëjë një opozitë 360 gradë duke projektuar një alternativë të re, diçka ndryshe, që u jep shqiptarëve shpresë dhe besim.
Le t’i mbarojnë këto zgjedhje e t’i mbyllin burokracitë e brendshme për zgjedhjen e kryetarit. Kush mendon se do të zgjidhet kryetar tjetër veç Berishës, hyn tek pjesa e budallenjve. S’ka për të pasur dhe as ka për të dalë njeri.
