Last Updated on 09/07/2026 by Kesjana
Në kuadër të Samitit të NATO-s të zhvilluar në Ankara, Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Shqipërisë, z. Ermal Nufi mori pjesë në pritjen joformale të organizuar nga Ministri i Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, Yaşar Güler, për ministrat e mbrojtjes të vendeve aleate të NATO-s.
Në lidhje me këtë aktivitet, Ministri Nufi u shpreh se:
“Takimi shërbeu si një mundësi për të forcuar më tej marrëdhëniet mes aleatëve, për të shkëmbyer mendime mbi çështjet aktuale të sigurisë dhe për të riafirmuar rëndësinë e bashkëpunimit, solidaritetit dhe unitetit në kuadër të Aleancës.”/kb




