Last Updated on 16/11/2026 by Klara
Kreu i PD-së Sali Berisha pas daljes së tij nga ambientet e SPAK, ka hedhur akuza ndaj deputetes Sara Mila, pas thirrjes së saj në SPAK për dyshime për korrupsion zgjedhor.
Sipas Berishës në këmbim të votave ajo ka dhënë trefishin e dhënies së ndihmës ekonomike për qytetarët në Peqin dhe zonat përreth.
Berisha e ka akuzuar se ka futur bandat për të rrahur kryetarët e bashkive.
“Sara Mila është përgjegjëse se ka kërkuar trefishimin e dhënies së ndihmës ekonomike në fshatrat e Peqinit apo se ka futur bandat për të rrahur kryebashkiakët e atyre zonave. Ajo është kriminele elektorale, po superkriminel është Rama me të cilin nuk merren, por e mbrojnë.
Edi Rama është kryekriminel elektoral sepse vetëm dy ditë para zgjedhjeve amnistoi 2 miliardë e 100 milionë euro gjoba dhe kamata të 10 viteve të fundit me impakt te 210 mijë familje.
Fundi i tij është i pashmangshëm”, tha Berisha./k.m
