Last Updated on 24/09/2026 by Monika
Një tjetër plagosje është regjistruar pak ditë më parë në Sarandë, në një ngjarje të pa bërë publike, me nje person të transportuar në spitalin e Traumës me plagë të rënda.
Ngjarja mësohet të këtë ndodhur në 16 shtator, ndërkohë që Gjykata e Sarandës vendosi masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për autorin e dyshuar 5 ditë më parë, teksa viktima e sulmit rezulton i intubuar në Tiranë.
Sipas burimeve, më datë 16.09.2026, nga patrulla Forcë e Posaçme “Shqiponja”, e planizuar me shërbim në zonën policore 1, gjatë kryerjes së shërbimit, rreth orës 16:25, është njoftuar salla e komandimit për një konflikt. Punonjësit e policisë kanë shkuar menjëherë dhe në afërsi të vendi të quajtur “Mandres e Pirove” kanë konstatuar disa shtetas, ku midis tyre një person i quajtur Bernard Kanina, sëbashku me djalin e tij, i cili ka thënë se ishte konfliktuar fizikisht me një shtetas, për të cilin pretendonin se ishte futur në automjet për të vjedhur dhe se i kishte kërcënuar me një thikë dhe se personi po largohej në drejtim të rrugës për në Gajdar.
Punonjësit e policisë janë nisur menjëherë në drejtimin e dhënë dhe në një kthesë, kanë konstatuar shtetasin të gjakosur dhe të dëmtuar në pjesën e ballit. Në ato momente ka ardhur një qytetare, e cila ka dorëzuar në një qese të zezë një mjet prerës thikë dhe një pincë dhe u ka thënë punonjësve të policisë se më këtë thikë i është kërcënuar vëllai i saj.
Më pas është bërë shoqërimi i shtetasit të dëmtuar me ambulancë në spital për ndihmë mjekësore dhe shtetasit e tjerë të përfshirë në konflikt janë shoqëruar në Komisariat. Pas marrjes së ndihmës së parë, i plagosuri Fatos Muco 63 vjec, është nisur me urgjencë drejt Tiranës, ku është vendosur në intubim./mxh
