Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, do të udhëtojë në Emiratet e Bashkuara Arabe, Kuvajt dhe Bahrein.
Siç bëhet me dije nga qeveria amerikane, udhëtimi do të zhvillohet në datat 23 deri më 25 qershor.
Sekretari do të diskutojë një sërë prioritetesh rajonale, duke përfshirë memorandumin e mirëkuptimit me Iranin, përpjekjet për të siguruar tranzit të plotë dhe të lirë të sigurt përmes Ngushticës së Hormuzit dhe rëndësinë e paqes dhe stabilitetit në rajon.
Në Bahrein, Rubio do të takohet gjithashtu me Këshillin e Bashkëpunimit të Gjirit për të diskutuar prioritetet e përbashkëta në të gjithë rajonin./mxh
