Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha të mërkurën (18 mars) se aleatët po diskutojnë në mënyrë kolektive për mënyrën se si mund të rihapet Ngushtica e Hormuzit.
“Ne të gjithë pajtohemi që ngushtica duhet të hapet përsëri. Dhe ajo që di është se aleatët po punojnë së bashku, duke diskutuar si të bëhet kjo dhe cila është mënyra më e mirë. Ata po punojnë kolektivisht për të gjetur një rrugë përpara,” tha Rutte gjatë një konference për media në Norvegji.
Rutte po vizitonte stërvitjet dyvjetore të NATO-s, Cold Response, të cilat nisën më 9 mars, ku u vëzhguan ushtrime ushtarake dhe koordinim mes vendeve aleate për sigurinë rajonale dhe operacionet ndërkombëtare./MXH
