Last Updated on 30/04/2025 by adminfjala
Aleanca Bashkimi Popullor, Emigracioni, Ora e Shqipërisë dhe Konservatorët, e përfaqësuar nga Partia Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptar me kryetar Selami Jenishehri, ka dorëzuar një ankesë të re pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Në këtë ankesë, Jenishehri kërkon shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021 dhe zgjedhjeve vendore të vitit 2023.
Në dokumentin zyrtar drejtuar KQZ dhe Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), ABEOK pretendon se Komisioni Rregullator ka shpallur rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2021 pa shqyrtuar ankesën e depozituar nga kjo aleancë, duke e cilësuar këtë si një shkelje të rëndë të Kodit Zgjedhor.
Sipas kryetarit Jenishehri, KQZ ka vepruar në kundërshtim me ligjin duke nxjerrë rezultatet zgjedhore pa përfunduar shqyrtimin e të gjitha ankesave.
Kërkesa e dorëzuar:
Të nderuar anëtarë te Komisionit te Ankimimeve dhe Sanksioneve (K.A.S.)
K.Q.Z i kryesuar nga Komisioneri Shtetëror kanë shkelur Kodin Zgjedhor sihume rende duke refuzuar te shqyrtojne kerkesen ankimore te koalicionit A.B.E.O.K. dhe derisa duke nxjerrë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve te 25 Prillit 2021 për kuvendin e Shqipërisë pa mbaruar shqyrtimin e e ankimimeve që kane vazhduar edhe mbas dt 13.07.2021.
Në këte pozicion subjekti zgjedhor A.B.E.O.K. në zgjedhjet e 25 Prillit 2021 për Kuvendin e Shqipërisë kërkon të shpallen të pavlefshme, të ndërpriten mandatet e deputetëve te dalë nga zgjedhjet e 25 Prillit 2021, të shpallen te pavlefshme zgjedhjet vendore të vitit 2023, të shpallet e pavlefshme zgjedhja e Presidentit, si dhe të shpallet e pavlefshme thirrja e zgjedhjeve te 11 Majit 2025 për Kuvendin e Shqipërisë.
Me Respekt
Koalicioni A.B.E.O.K. (Aleanca Bashkimi Popullor, Emigracioni, Ora e Shqipërisë dhe Konservatorët) e përfaqësuar nga Partia Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptar me kryetar Selami Jenishehri.
Përfaqësuesi
Kryetar
Selami Jenishehri.
