Last Updated on 14/06/2025 by adminfjala
Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit Korçë ka intensifikuar kontrollet lidhur me transportin e bagëtive të imta nga vendet fqinje.
Në pranga ka rënë një person i cili u kap në pikën kufitare të Kapshticës duke tentuar të fus në vendin tonë disa bagëti të imta (shqerra) pa dokumentacionin shoqërues.
Burime për Report Tv bëjnë me dije shtetasi me inicialet K.F. u konstatua gjatë kontrollit në doganë nga shërbimet e policisë kufitare ndërsa mësohet se bagëtitë iu dorëzuan AKU-së për kryerjen e analizave nëse do të rezultojnë me sëmundje infektive./kb