Last Updated on 06/09/2025 by adminfjala
Shpresat e Shqipërisë për t’u kualifikuar në Kupën e Botës 2026 janë zbehur, pasi Serbia arriti një fitore minimale 0-1 në Riga përballë Letonisë, duke na parakaluar në renditjen e grupit K.
Për t’i dhënë fund serisë prej tetë ndeshjesh pa fitore për Serbinë mendoi sulmuesi Dushan Vlahoviç, i cili shënoi në minutën e 12’ golin e vetëm të sfidës.
Me këtë fitore, djemtë e Dragan Stojkoviç katapultohen në vendin e dytë të grupit K, me 7 pikë dhe një ndeshje më shumë për të luajtur, ndërsa Shqipëria zbret në vendin e tretë me 5 pikë. m.p.
