Komitetit Parlamentar i Stabilizim-Asociimit Shqipëri – Bashkimi Europian ka nisur sot punimet e sesionit II. Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja mbajti fjalën e tij gjatë diskutimeve për progresin dhe sfidat e institucioneve të shtetit të së drejtës, luftës kundër korrupsionit dhe të gjitha formave të krimit.
Manja u shpreh se arritjet e Shqipërisë në luftën kundër korrupsionit dhe menaxhimit të pasurive kriminale janë të dukshme. Ai tha se asetet e sekuestruara janë rritur me 60% nga viti në vit. Ndërkohë shtoi po ashtu se shpreson që brenda 2027 të mbyllet kapitulli i negociatave me Bashkimin Europian dhe në 2030 Shqipëria të bëhet anëtare e unionit.
“Lufta kundër korrupsionit dhe menaxhimit të pasurive kriminale. Arritjet tona janë të dukshme. Kemi një strategji për luftën kundër korrupsionit dhe masat e saj janë vazhdim e sipër. Janë rritur me 60% asetet e sekuestruara nga viti në vit. Kemi një strategji të luftës kundër krimit kibernetik, narkotikëve dhe trafikimit të qënieve njerëzore dhe armëve.
Çdo reformë e jona është e matshme dhe e prekshme. Shpresojmë që brenda 2027 të mbyllim kapitullim e negociatave me BE dhe pastaj është në dorën tuaj që Shqipëria të bëhet anëtare e BE në 2030. Detyrat për integrimin i bëjmë në radhë të parë për qytetarët tanë dhe pastaj për të arritur në derën e BE.“, tha Manja. / K.M
