Trabzonspori ka një mundësi të artë sot, që t’i marrë vendin e dytë Fenerbahçes. Për këtë duhet të fitojë sot në transfertën e Koniaspor. Ndeshja nis në orën 19:00 dhe vlen për Superligën turke, ndërsa vendi i dytë të jep mundësinë për një vend në Champions.
Lajmi i mirë është rikthimi i Ernest Muçit si titullar. Kështu merr fund makthi për mesfushorin me tipare sulmuese, që gjatë këtij muaji mori minuta me pikatore për shkak të problemeve fizike.
Deri më 10 maj, Trabzonspori mund të shfrytëzojë klauzolën që i lejon blerjen e kartonit nga Beshiktashi. Deri tani, Muçi është treguar lojtar kyç dhe investimi prej 1 milion eurosh për huazimin rezultoi i duhuri.
Trabzonspori e luan sfidën e sotme duke synuar vetëm fitoren. Koniaspor ndodhet në mesin e tabelës dhe është pa objektiva konkretë./mxh
