Last Updated on 04/10/2026 by Anisa
Shakira deklarohet publikisht si fanse e këngëtares shqiptare me famë ndërkombëtare Dua Lipa, dhe ky moment prej orësh po “thyen” rrjetin.
Pak pas orës 22:30 të koncertit që u mbajt dje më 3 tetor në Madrid, ylli kolumbian ndërpreu interpretimin e saj për të prezantuar të ftuarën speciale të mbrëmjes së djeshme: Dua Lipën. Më tej ylli kolumbian e shpalli veten “zyrtarisht fanse e saj” dhe më pas shqiptoi emrin e Dua Lipës para një publiku që reagoi menjëherë ndaj paraqitjes surprizë.
“Të më pickojë dikush, më duket se jam në ëndërr! Po kush është kjo perëndeshë?” tha Shakira para qindra mijëra njerëzve.
Këngëtarja shqiptare u shfaq në skenën e Macondo Park, në lokalin Iberdrola Music, dhe dy yjet e muzikës pop u bënë “një zë” duke interpretuar “Antología”, një nga këngët më të njohura të karrierës së Shakirës, që elektrizoi të gjithë skenën dhe u shoqërua me brohoritje nga të pranishmit.
Zgjedhja për të performuar këngën në fjalë, nuk ishte e rastësishme. Më 28 nëntor 2025 , gjatë një koncerti të saj “Radical Optimism Tour” në stadiumin El Campín në Bogotá, Dua Lipa i befasoi fansat e saj kolumbianë duke kënduar “Antología” në spanjisht.
Performanca u bë virale po ashtu dhe e efektshme për shkëmbim publik mesazhesh midis të dy artistëve, me kolumbianen e cila pasi u deklarua fanse e saj u bë një me të duke kënduar “Antología”-n.
