Gjashtë ditët e para të luftës kundër Iranit i kushtuan Shteteve të Bashkuara të paktën 11.3 miliardë dollarë, sipas një burimi që citon zyrtarë të administratës Trump.
Shifra, e cila doli nga një takim i mbyllur me senatorët në Kongres, nuk përfshin koston totale të luftës, por iu dha politikanëve pas një kërkese për informacion të mëtejshëm rreth luftës.
Shumë presin që Shtëpia e Bardhë të paraqesë së shpejti një kërkesë në Kongres për fonde shtesë për luftën. Në fakt, disa zyrtarë vlerësojnë koston që besohet se kërkon Shtëpia e Bardhë deri në 50 miliardë dollarë, megjithëse të tjerë e konsiderojnë këtë vlerësim të ulët.
Administrata nuk e ka zbuluar publikisht koston e vlerësuar të luftës, as nuk ka zbuluar objektivat ose kohëzgjatjen e parashikuar të operacionit.
Zyrtarët e administratës u kanë thënë gjithashtu ligjvënësve se municione me vlerë 5.6 miliardë dollarë u përdorën në dy ditët e para të sulmeve./kb
