Last Updated on 20/11/2026 by Monika
Prokuroria e Posaccme ka regjistruar një procedim penal ndaj deputetes socialiste, Elisa Spiropali, pas një kallëzimi të depozituar në institucion.
Sipas raportimeve, kallëzimi është bërë për disa vepra penale që lidhen me deklarimin e rremë, mosdeklarimin dhe fshehjen e pasurisë, pastrimin e produkteve të veprës penale, shpërdorimin e detyrës dhe korrupsionin
Procedimi penal është regjistruar, rreth fundit të tetorit pa emër por me veprat penale. Bëhet me dije se kanë nisur veprimet hetimore për verifikimin e pretendimeve në kallëzim, që mbështeten në një sërë dokumentesh.
Raportohet po ashtu se procedimi penal është regjistuar dhe ndaj bashkëshortit të Spiropalit. Pritet një reagim zyrtar nga SPAK për detaje të mëtejshme./mxh
