Shtetet e Bashkuara të Amerikës po forcojnë praninë e tyre ushtarake në Lindjen e Mesme.
Sipas raportimeve të mediave amerikane, përfshirë The New York Times, Uashingtoni do të dërgojë aeroplanmbajtësen USS Gerald R. Ford, së bashku me anijet shoqëruese, në rajon.
Anija luftarake pritet të zhvendoset nga Karaibet drejt Lindjes së Mesme, duke iu bashkuar forcave të tjera amerikane të dislokuara atje.
Më herët gjatë kësaj jave, presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se po shqyrtonte mundësinë e dërgimit të një aeroplanmbajtëseje të dytë. Kreu i Shtëpisë së Bardhë theksoi se pasojat do të jenë të tmerrshme nëse nuk do të arrihet një marrëveshje me Teheranin gjatë muajit të ardhshëm.
Në muajin janar, aeroplanmbajtësja USS Abraham Lincoln mbërriti në Lindjen e Mesme si pjesë e forcimit të pranisë ushtarake amerikane në rajon.
Lëvizja shihet si një sinjal i qartë paralajmërues ndaj Teheranit, ndërsa tensionet po shtohen./mxh
