Last Updated on 19/02/2026 by EL
Një tjetër segment rrugor është dëmtuar në vend, duke nxjerrë në pah edhe njëherë cilësinë e dobët të punimeve dhe dyshimet për abuzime.
Është kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, që e ka publikuar në faqen e tij zyrtare në Facebook një video ku shfaqet i shembur segmenti rrugor Kuç-Qeparo, në qarkun e Vlorës.
Në pamje dallohet qartë rruga e dëmtuar plotësisht, me një çarje të madhe përgjatë asfaltit.
Berisha e cilëson si gjendje skandaloze e infrastrukturës dhe një nga shumë rrugët problematike të shembura, të ndërtuara nga qeveria e Edi Ramës dhe ministrja e linjës, Belinda Balluku.
Postimi i kreut të PD thekson se:
“Aty ku ndërton rrugë ‘Rilindja’ lë gjurmë vetëm hajdutëria, segmenti rrugës Kuç–Qeparo”./et
